Loading…

Mbahet në pyetje për 10 orë Kejvina Kthella

  • 08/11/2019 | 16:46

Mbahet në pyetje për 10 orë  Kejvina Kthella

U mësua se Kejvina Kthella është marrë në pyetje ditën e djeshme, për shkak të atentatit që ndodhi prokurorit Arjan Ndoj, transmeton Gazeta Metro.


Ajo dyshohet të ketë lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, gazetari Spartak Koka tha se vajza e shoëbiz-it e shoqëruar në polici (Kejvina Kthella), është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës.

‘Vajza e showbizit është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë. Është marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes apo për lëvizjet dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja përgjatë datës 1 nëntor të vitit 2019’, tha ai.

Ditën e djeshme Kthellës iu është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga hetimet të merren vesh informacione të tjera në lidhje me veprimet e 34-vjeçarit Rraja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë