Loading…

Mbahet tryeza ‘Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?’

  • 13/03/2017 | 08:14

Mbahet tryeza ‘Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?’

Duke marrë shkas nga diskutimet e fundit në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe iniciativën për ndryshim të mandatit të FSK-së përmes projekt-ligjit, QKSS sot organizon tryezën e diskutimit me temë: “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”.


Sipas njoftimit për media nga QKSS, kjo tryezë ka për qëllim të mbledhë akterët kryesorë për të diskutuar të ardhmen e FSK-së, si dhe duke sjellë një numër të politik-bërësve, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar alternativat për transformimin e FSK-së, konsensusi politik për transformimin e FSK-së, sfidat që do të përcjellin institucionet e sigurisë në këtë proces, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në transformim por edhe në ngritje të kapaciteteve.

Panelistë të kësaj tryeze janë:  Haki Demolli, ministër  i Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës; Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së; Vjosa Osmani,  deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës; deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë