Loading…

Mbajeni çadrën me vete: Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

  • 04/06/2023 | 21:37

Mbajeni çadrën me vete: Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Prishtina Weather, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë intervale me diell, ndërsa nga dita e martë do të dominojnë vranësirat dhe do të ketë periudha me shi, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftim shtohet edhe se, nesër pasdite ka mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore.

Temperaturat maksimale do të luhaten ndërmjet 20/25 gradë celsius, ndërsa ato minimale ndërmjet 10 dhe 15 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Të hënën më shumë intervale me diell.  Nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

4.06.2023 – Mot pothuajse vjeshtor po na paraqitet në javën e dytë të qershorit, sa i përket të reshurave.  Mbetet edhe më tutje i paqëndrueshëm.  Të hënën do të ketë edhe intervale me diell, derisa të reshurat mund të jenë më të izoluara përreth zonave malore.

Nga dita e martë vendi ynë do të jetë më shumë nën dominim të vransirave.  Orëve të pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende me reshje edhe më intenzive.  Të mërkurën reshjet ka gjasa të shtrihen vetëm në pjesë perëndimore të vendit, derisa nga dita e enjtë të reshura priten kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit në tërë vendin.

Temperaturat me tendencë të rënies edhe nën vlera mesatare, ku luhatën ndërmjet 20C e 25C, e ato minimale 12C deri 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

5.06 – Më shumë intervale me diell.  Pasdite me mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore.

6.06 – Kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe e bubullima.  Lokalisht reshjet do jenë më intenzive.

7.06 – Mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

8.06 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

9.06 – Kryesisht me vransira.  Paradite riga lokale shiu, e pasdite dhe mbrëmje priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullimë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë