Loading…

‘Mbajnë gjallë gjuhën shqipe’, Edi Rama takon fëmijët e Manastirit

  • 06/03/2026 | 18:32

‘Mbajnë gjallë gjuhën shqipe’, Edi Rama takon fëmijët e Manastirit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka shpërndarë pamje nga pritja që u ka bërë kryeministri Edi Rama fëmijëve të bibliotekës “Linkest” në Manastir.


Meidani shkruan se mes të tjerëve, këta fëmijë “mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve” përcjell TV21.

“Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre. Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit”, ka shkruar Meidani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë