Loading…

Mbajti 13 vjet burg pa faj, prishtinasi tregon arsyen (Video)

  • 14/01/2017 | 08:21

Mbajti 13 vjet burg pa faj, prishtinasi tregon arsyen (Video)

Fakti që i ka flokët e rruara, po thotë të ketë qenë arsyeja e vetme pse u dënua 13 vite burgim në vitin 2002, dhe atë për një vrasje për të cilën këmbëngulë se nuk e kreu.


Mehdi Fazliu nga Prishtina, u akuzua se vrau Destan Osmanin nga Mitrovica, të shtunën e 10 qershorit të vitit 2001, në tregun e veturave në Bërnicë të Prishtinës. Aty i ndjeri kishte dalë të shes një veturë të tipit Golf 3 të dhëndrit të tij.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Reshat Millaku, ky bashkë me Agron Canollin e dy persona të tjerë akoma të pa identifikuar, e rrëmbyen Osmanin nga tregu i veturave dhe e dërguan në një drejtim të pa njohur, e më pas viktima u gjet i vdekur në rrugë në fshatin Siçevë të Podujevës.

Aktakuza e më pas edhe aktgjykimi, u ngritën në bazë të deklaratës së një dëshmitarit të quajtur Gazmend Shala, i cili po atë ditë kishte blerë veturën e të ndjerit në treg.

Fazliu edhe pse e mbajti burgun prej 12 vitesh e 6-të muaj, thotë se këtë dënim e mori pa meritë. Ai insiston se nuk e vrau Destanin sepse nuk e njohu kurrë as atë, madje as dëshmitarin e as personin më të cilin u akuzua se e kreu vrasjen.

I veçantë ishte edhe momenti i njohjes me bashkë kryesin e veprës, Agron Canollin, tek po prisnin në korridor të përballeshin me dëshmitarin, para gjykatësit hetues.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë