Loading…

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sulm ndaj sovranitetit

  • 02/04/2017 | 15:34

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sulm ndaj sovranitetit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha e ka cilësuar si sulm ndaj sovranitetit të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve serbe në vend.


Berisha e ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën që kanë dhënë leje që këto zgjedhje të mbahen edhe në territorin e Kosovës.

“Nuk e shoh asgjë më shumë përveç asaj se ky është një atak i radhës që i bëhet sovranitetit të Kosovës nga shteti armik, me miratimin e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit”, ka thënë deputeti i Nismës për lajmi.net

Ai ia ka hedhur fajin Qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij po e zbaton Kushtetuën e Serbisë ku thuhet se Kosova është provincë e shtetit serb.

“Grumbullimi i votave mund të bëhet nëpër ambasada dhe konsullata ku qytetarët e interesuar mund të shkojnë të votojnë, mirëpo hapja e qendrave të votimin nënkupton që qeveria e zbaton atë që është e parapri me kushtetutë të Serbisë, në preambulën e së cilës Kosova është provincë e Serbisë. Këta vetëm po e zbatojnë këtë praktikë”, ka shtuar Zafir Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë e cilësoi vetëm si grumbullim të votave, për të cilat do të përkujdeset misioni i OSBE-së.

Sipas këtij misioni sot deri në orën 12:00 kanë votuar 13.07% e serbëve të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë