Loading…

Mbappe dhe Messi dhurojnë ‘show’, PSG fiton si mysafir i Ajaccio

  • 21/10/2022 | 23:26

Mbappe dhe Messi dhurojnë ‘show’, PSG fiton si mysafir i Ajaccio

PSG ka shënuar fitore ndaj Ajaccios si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 12-të në La Liga.


Me Lionel Messin e kthyer në aksion, PSG ishte shumë e rrezikshme që në start.

Kampionët francez kaluan në epërsi në minutën e 24-të të takimit, kur Messi asistoi te Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

Edhe pse PSG kishin raste të tjera, pjesa e parë nuk gola më gola.

Në pjesën e dytë sërish parisienët ishin më të mirë, por goli i sigurisë erdhi vonë.

Zhvillohej minuta e 78-të, ku Mbappe kësaj here asistoi te Leo Messi i cili kaloi portierin dhe shënoi për 2-0.

Vetëm pas katër minutash sërish dyshja ishin në aksion, me Messin që dhuroi asistimin e dytë për Mbappen, ndërsa ky i fundit shënoi golin e dytë persona në këtë ndeshje për 3-0.

PSG ka 32 pikë pas 12 ndeshjeve, me Lorient dhe Marseille që i vijnë pas me 26, respektivisht 24 pikë, por nga një ndeshje më pak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë