Loading…

Mbappe het-trik, Di Maria mes lotësh largohet nga klubi: PSG feston titullin e kampionit në Francë

  • 21/05/2022 | 23:11

Mbappe het-trik, Di Maria mes lotësh largohet nga klubi: PSG feston titullin e kampionit në Francë

Sonte i ndodhën shumë gjëra klubit të Paris Saint-Germain, filloj me rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe, luajti ndeshjen e fundit me klubin Angel Di Maria dhe sonte do të festojnë titullin kampion në Francë, transmeton Gazeta Metro.


PSG shënoi fitore me të thellë sonte në ndeshjen e fundit për këtë sezon kundër Metz me rezultat 5-0. Akter kryesor i kësaj fitore ishte sulmuesi francez, Kylian Mbappe i cili realizoj het-trik.

Golat tjerë për parisienët i realizuan Neymar dhe tashmë i larguari nga klubi Angel Di Maria.

Titulli kampion i Francës do të rikthehet përsëri në Paris pasi që vitin e kaluar ishte shpallur kampion Lille.

Nuk kishte pasur shumë histori këtë edicion në Francë, ku me një distancë prej 15 pikëve në fund skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino është shpallur kampion disa javë më parë.

Sezonin ata e mbyllin me 86 pikë dhe 90 gola të shënuara ndërsa kanë pranuar vetëm 36. Megjithatë, përkundër trofeut të Francës një gjë e kanë peng dhe ajo është Liga e Kampionëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë