Loading…

Mbappe ia kërkon një përforcim PSG-së, zbulohet emri i tij

  • 25/01/2023 | 16:41

Mbappe ia kërkon një përforcim PSG-së, zbulohet emri i tij

Bernardo Silva dhe Kylian Mbappe përsëri së bashku?


Mediumi britanik “The Sun” raporton se ylli i Paris Saint-Germainit ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta transferojnë mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt.

Përfaqësuesi portugez është pjesë e rëndësishme e “Citizens”, por një ofertë e majme nga Franca do t’i bindte kampionët e Anglisë që ta shesin atë.

Mbappe kishte luajtur së bashku me Silvan në Monaco në periudhën 2015-2017 dhe nënkampioni i botës e vlerëson lartë përfaqësuesin portugez, të cilin gjatë verës së kaluar e donte Barcelona, përcjell Gazeta Express.

Mbetet të shihet nëse Silva do të përfundojë apo jo në “Parkun e Princave” gjatë verës që vjen.

Në vitet e fundit ai ishte njëri prej mesfushorëve më kualitativë në futbollin evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë