Loading…

Mbappe nuk e mohon kalimin te Bayern, zgjedhë Lewandowskin para Haaland

  • 10/06/2021 | 08:05

Mbappe nuk e mohon kalimin te Bayern, zgjedhë Lewandowskin para Haaland

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen të transferohet te Bayern Munich.


Francezi është i lidhur me largimin nga “Parisienët” me Real Madridin që e kërkon me ngulm.

Mbappe zbuloi se bashkëkombësi Lucas Hernandez e ka ftuar te Bayern.

“Lucas me tha se duhet të vijë te Munich të luajë për Bayernin. Në futboll asnjëherë nuk e di çfarë do ndodh. Por, momentalisht jam shumë i lumtur si është”.

“Bayern është ndër pesë klubet më të mira në botë. Mundesh vetëm t’i urosh për mënyrën si arrijnë të mbajnë kualitetin në skuadër çdo vit. Ata e dinë se çfarë janë duke bërë”.

“Tani Boateng dhe Alaba janë larguar, por Upamecano, që është mbrojtës i shkëlqyer ka ardhur. Gjithmonë janë favorit për çdo titull. Pra, unë gjithmonë duhet të fitojë ndaj Bayernit në të ardhmen, nëse dua trofe”.

I pyetur që të zgjedhë mes Robert Lewandowski ose Erling Haaland, francezi pa hezituar zgjodhi polakun.

“Robert Lewandowski”.

Ndërkohë, e ardhmja e Mbappes do qartësohet pasi të përfundojë Kampionati Evropian.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë