Loading…

Mbappe nuk ndalet: Sulmuesi francez hyn në histori, thyen rekordin e Messit

  • 22/10/2019 | 22:33

Mbappe nuk ndalet: Sulmuesi francez hyn në histori, thyen rekordin e Messit

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ka arritur që të thyej rekordin e sulmuesit argjentinas, Lionel Messi, transmeton Gazeta Metro.


Paris Saint-Germain është duke udhëhequr me rezultatin 0-3 ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve. E në listën e golashënuesve nuk ka se si të mungojë Mbappe.

Sulmuesi francez me golin e shënuar sonte ka thyer edhe rekordin e Lionel Messit të vendosur vite më parë. Mbappe bëhet futbollisti më i ri në moshë(20 vjeç e 302 ditë) në histori të Ligës së Kampionëve që shënon 15 gola.

Ky rekord deri më tani mbahej nga Messi, i cili në moshën 21 vjeçare kishte arritur që të shënonte 15 gola në Ligën e Kampionëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë