Kylian Mbappe ka shënuar një tjetër arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke hyrë në historinë e Kupës së Botës me një rekord të ri, transmeton Gazeta Metro.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi francez është futbollisti i parë që arrin shifrën prej 10 golash dhe asistimesh në dy edicione të ndryshme të turneut më të madh të futbollit.
Paraqitja e tij u vlerësua edhe me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin vendimtar që pati në fushën e lojës.
Me këtë sukses, Mbappe vazhdon të forcojë statusin e tij si një nga futbollistët më të spikatur të gjeneratës së tij, duke shtuar një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij./gazetametro.net