Loading…

Mbappe shënon histori si golashënuesi më i mirë i Francës, vetëm një gol larg rekordit të Messit

  • 05/07/2026 | 09:54

Mbappe shënon histori si golashënuesi më i mirë i Francës, vetëm një gol larg rekordit të Messit

Franca ka prerë zyrtarisht biletën për në raundin tjetër të Kupës së Botës 2026!


Ylli francez u tregua i pamëshirshëm dhe i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin e vetëm të takimit që zhbllokoi shifrat dhe i dha kualifikimin e vuajtur, por të artë, kombëtares së tij.

Kjo fitore mban gjallë ëndrrën franceze, por njëkohësisht po kthen Kupën e Botës në skenën personale të sulmuesit.

Me këtë rrjetë, Mbappé thellon edhe më shumë distancën e tij si golashënuesi më i mirë në historinë e Francës në Kampionatet Botërore.

Ai ka shkuar në kuotën e 19 golave, duke lënë pas me një diferencë vërtet frikësuese legjenda absolute si Just Fontaine, Thierry Henry apo Zinedine Zidane.

Renditja e golashënuesve më të mirë francezë në historinë e Botërorëve:

Kylian Mbappé: 19 gola
Just Fontaine: 13 gola
Thierry Henry: 6 gola
Zinédine Zidane: 5 gola
Michel Platini: 5 gola
Olivier Giroud: 5 gola
Antoine Griezmann: 4 gola
Në ndjekje të Messit për rekordin absolut

Me kalimin e Francës në fazën tjetër, ambicia e Kylian tashmë kalon kufijtë e kombëtares, përcjell tch.

Me 19 gola në llogarinë e tij, fenomeni francez gjendet zyrtarisht vetëm një gol larg barazimit të rekordit absolut prej 20 golash në historinë e kompeticionit, të vendosur nga legjenda Lionel Messi.

Tashmë që Franca do të luajë të paktën edhe një tjetër ndeshje “jetë a vdekje” në këtë Botëror, e gjithë bota po pret me padurim.

A do të bjerë rekordi historik i Messit në sfidën e radhës?

Një gjë është e sigurt, Mbappé po e rishkruan historinë e futbollit para syve tanë!

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë