Loading…

Mbappe tallet pas shpine me Neymarin, PSG s’di si ta heqë qafe brazilianin

  • 27/05/2022 | 22:52

Mbappe tallet pas shpine me Neymarin, PSG s’di si ta heqë qafe brazilianin

Rinovimi i kontratës së Kylian Mbappesë mund të kompromentuar të ardhmen e Neymar Jr te PSG-ja. Braziliani, I cili rinovoi një vit më parë deri në vitin 2025, ka pasur një sezon me ulje-ngritje dhe presidenti Al-Khelaifi nuk e konsideron më të paprekshëm. Sipas “L’Équipe”, PSG nuk do ta kundërshtojë largimin brazilianit gjatë verës dhe këtë lëvizje e përkrah edhe Mbappé, që nuk ka më një marrëdhënie kaq të mire me 30-vjeçarin.


Në fakt, gazeta franceze nënvizon se Kylian Mbappé nuk ngurron të ironizojë brazilianin kur ai nuk është përballë tij: “Tani ata kanë pak të përbashkëta dhe kampioni i botës nuk heziton, privatisht, të tallet me partnerin e tij të sulmit”, shkruan “L’Équipe”.

Ajo që pengon largimin e Neymarit është paga e tij e lartë. Ai fiton 4 milionë euro bruto çdo muaj dhe është i lumtur në Paris, një qytet që e do dhe që është gjithashtu pranë Barcelonës, një qytet tjetër që e viziton shpesh.

Mes skuadrave që mund ta përballojë pagën e tepruar të Neymarit është Newcastle, por ish-lojtari i Barcelonës nuk është i interesuar të shkojë në një ekip që nuk luan në Champions League.

“Është e vërtetë që dua të qëndroj në PSG. Pastaj, nuk më ka thënë kush se nuk mund të qëndroj. Nga ana ime është e qartë: dua të qëndroj”, shpjegoi Neymar për “OhMyGoal”. Parisit duket se i ka mbetur në derë “ylli” i Seleçaos. Aq shumë sa e paguan, e ka të vështirë ta heqë qafe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë