Loading…

Mbappe thotë se objektivi i Francës është që të triumfojë në ‘Euro 2024’

  • 26/03/2023 | 17:32

Mbappe thotë se objektivi i Francës është që të triumfojë në ‘Euro 2024’

Kylian Mbappe ka folur rreth synimeve të Francës në fillimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.


“Gjelat” e nisën mbarë këtë cikël kualifikues, pasi regjistruan fitore 4:0 ndaj Holandës në ndeshjen e parë, që u zhvillua të premten, shkruan Gazeta Express.

Mbappe dha së fundmi një intervistë për “Telefoot”, ku tha se objektivi i tanishëm është që me Francën të sigurojnë pjesëmarrjen në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

Për kapitenin e ri francez, pavarësisht nga një sërë largimesh të disa prej futbollistëve më të mirë, që vendosën për t’u pensionuar, emrat si Karim Benzema, Hugo Lloris e Raphael Varane, “Les Blues” mbeten favoritë për të fituar trofe.

“Nuk e kemi problem të themi se luajmë në klubet më të mira në botë, kemi lojtarë që janë ndoshta ndër më të mirët në pozitat e tyre. Tani na takon ne ta krijojmë atë – sepse ka shumë lojtarë që u larguan – për të ecur përsëri përpara dhe për të fituar tituj”, tha fillimisht sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

“Objektivi tani është që të kualifikohemi në Evropian dhe pastaj sigurisht që do të varet nga ne që të përpiqemi ta fitojmë atë. Unë po e vendos veten në vendin e atyre që shikojnë në TV, ata do të mendojnë: ‘si do të arrijmë të mos e fitojmë atë?’”, shtoi 24-vjeçari.

Trofeu i Kampionatit Evropian mbetet i vetmi që i mungon Francës së udhëhequr nga Didier Deschamps

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë