Loading…

Mbesa e Hashim Thaçit tregon se a i fitoi votat që të bëhet deputete

  • 15/10/2019 | 11:03

Mbesa e Hashim Thaçit tregon se a i fitoi votat që të bëhet deputete

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së dhe mbesa e Presidentit, Evgjeni Thaçi, ka mohuar disa raportime se ajo nuk ka fituar mjaftueshëm vot për t’u zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social, ajo thotë se këto shkrime janë të pavërteta, dhe se sipas informacioneve të saj, ajo ka më shumë vota se sa disa të tjerë që po shpallen fitues.

Postimi i plotë:

“Ka disa dite qe portale te ndryshme ne Kosove “shpallin deputete” dhe “dështojnë kandidatë” të partive të ndryshme. Pre e këtyre lajmeve të rrejshme #fakeneës jam edhe unë

Duke qene se kam pritur rezultatet finale dhe zyrtare që do të publikohen së shpejti, e duke respektuar një proces ligjor, siç është numërimi i votave i cili akoma po vazhdon, unë nuk kam nxituar të shpallë vetën deputete të Kuvendit të Kosovës, edhe pse sipas të dhënave që posedoj, jam me e votuar se shumë të tjerë të cilët nga portalet portretizohen si fitues”, ka shkruar ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë