Loading…

Mbetja jashtë listës zgjedhore, pakënaqësi të mëdha në LDK

  • 18/05/2017 | 18:10

Mbetja jashtë listës zgjedhore, pakënaqësi të mëdha në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm në mbledhjen që ka filluar nga ora 18:00 për të përzgjedhur emrat e kandidatëve për deputetë që do të futen në listën e përbashkët zgjedhore me AKR’në dhe Alternativën.


Por duket se kjo mbledhje do të karakterizohet me tensione, pasi thuhet se ka shumë pakënaqësi, ngase personalitete me peshë në këtë parti nuk do të futen në listë.

Fadil Berijani anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ka thënë për Gazeta Metro kjo mbledhje pritet të jetë e nxehtë, ngase shumë anëtarë janë të pakënaqur.

Sipas tij, pakënaqësitë më të mëdha vijnë sidomos nga degët e Kamenicës dhe Vitisë, shkaku i mos përfaqesimit në listën zgjedhore që do të dorëzohet të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë