Loading…

Mbi 1 milion njerëz e vizitojnë Luvrin me rastin e 500 viteve të vdekjes së Da Vinci

  • 25/02/2020 | 20:45

Mbi 1 milion njerëz e vizitojnë Luvrin me rastin e 500 viteve të vdekjes së Da Vinci

500 vite nga vdekja e Mjeshtrit Leonardo Da Vinci, ekspozitën për nder të tij e vizitojnë 1 milion njerëz në Muzeun e Luvrit në Paris, njofton drejtoria e këtij institucioni kulturor, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është një rekord absolut deri tani i shënuar njofton muzeu pasi 1071840 vizitorë e shtuan se rekordi i kaluar ishte 540 mijë vizitorë që ishte kushtuar piktorit Eugen Delacroix.

Ekspozita që kishte nisur me 24 tetor ishte e mnundur të vizitohej vetëm me bileta të rezervuara paraprakisht. Kjo ekspozitë përfshinte mbi 150 punime të mjeshtrit italian të renesancës. Nga Italia ishin huazuar pesë vepra dhe dy kopje të tyre.

Përveç njeriut “Njeriut nga Vitruvi” të ekspozuar në Venecia, muzeut nga Luvri i ishin huazuar edhe katër vizatime të Da Vinci, si dhe dy kopje të veprave të ruajtura në Firence.

Muzeu i Luvrit nuk kishte arritur megjithatë të bindë pronarin misterioz të “Salvator Mundi” të huazonte atë për ekspozitë. Kjo pikturë ishte shitur në ankand në New York me çmimin rekord prej 480 milion dollarë amerikanë në vitin 2017’të.

Krahas “Mona Lisa” së famshme në Luvr ruhern edhe vepra të tjera të Da Vinci si- “Madona tek shkëmbinjtë”, “Shën Gjon Pagëzori” që janë restauruar para gjashtë viteve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë