Loading…

Mbi 10 mijë mërgimtarë me të drejtë vote për balotazh

  • 31/10/2021 | 08:45

Mbi 10 mijë mërgimtarë me të drejtë vote për balotazh

Rreth 15 mijë e 530 persona në raundin e parë të zgjedhjeve e kanë pasur të drejtë vote përmes postës nga diaspora. Kurse në raundin e dytë këto zgjedhje mbahen në një numër të caktuar të komunave dhe si rrjedhojë edhe numri i mërgimtarëve me të drejtë vote do të jetë më i ultë, gjithsej 10 mijë e 220.


Këtë e bëri të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, i cili tha se në secilën komunë që do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës nga data e aplikimit 10 korrik deri më 18 gusht.

“Në raundin e parë të zgjedhjeve në kuadër të votimit jashtë Kosovës të drejtën për të votuar përmes postës e kanë pasur më shumë se 15 mijë e 530 qytetarë, ndërkaq në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave i cili mbahet me një numë të caktuar të komunave, këtë të drejtë e kanë më shumë se 10 mijë 220 qytetarë. Pra në secilën komunë ku do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista votuese e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga data 10 korrik deri më 18 gusht,” ka potencuar ai.

Po ashtu ai shtoi se të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

“Të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave në raundin e parë do të munden të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në të cilat do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave,” ka thënë ai.

Ndërkaq ai kujtoi se fletëvotimet e qytetarëve nga diaspora do të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më datën 12 nëntor.

“Sipas ligjit fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më datë 12 nëntor. Të drejtën për të votuar gjatë këtij procesi e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga 10 korriku deri më datë 18 gusht 2021.Pra nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës sepse vlen lista votuese e raundit të parë,” ka shtuar Elezi.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192) dhe Kllokot (10).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë