Sipas raporteve viktimat nga tërmeti në lindje të Afganistanit kanë shkuar në 1 mijë sipas zyrtarëve lokalë të provincës Paktika. Të plagosur besohet të jenë rreth 1500 deri tani, transmeton Gazeta Metro.
Ky numër mund të shkojë edhe më lartë pasi shumë familje janë humbur i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters zyrtari afgan për informim Mohammad Amin Hozaifa.
د #پکتیکا په ګیان او برمل ولسوالیو کې په بېګانۍ زلزله کې سلګونه کسان له خاورو لاندې شوي او سلګونه کورونه ویجاړ شوي دي.
سیمې ته د #اسلامي_امارت ځواکونه او ولسي خلک رسېدلي چې له خاورو لاندې شوي خلک راوباسي. pic.twitter.com/y15yocWLVJ— Bakhtar News Agency (@BakhtarNA) June 22, 2022
Tërmeti që ra të mërkurën ishte më vdekjeprurësi që nga 2002’ta. Goditja ishte rreth kilometra nga qyteti juglindor Khost, afër kufirit me Pakistanit sipas agjencisë gjeologjike amerikane US Geological Survey (USGC).
Shumica e të vdekurve të konfirmuar janë në provincën lindore të Paktika, ku rreth 255 njerëz kanë vdekur si pasojë me mbi 200 të plagosur. Në provincën e Khost, 25 janë të vdekur dhe 90 janë të shtrirë në spital.
Operacionet emergjente të shpëtimit do të jenë vështirë për islamistët Talibanë që pushtuan Afganistanin vitin e kaluar. Ata nuk kanë qasje në shumicën e agjencive ndërkombëtare për shkak të sanksioneve./gazetametro.net