Loading…

Mbi 17 mijë martesa për një vit në Kosovë: Dominojnë të rinjtë e moshës 24-25 vjeç

  • 11/07/2020 | 08:46

Mbi 17 mijë martesa për një vit në Kosovë: Dominojnë të rinjtë e moshës 24-25 vjeç

Brenda një viti në Kosovë janë martuar 17 mijë e 577 qytetarë. Dominojnë moshat 24-25 vjeç, shkruan Gazeta Metro.


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”, ku thuhet se mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.

“Sipas grup-moshave, dominojnë kurorëzimet te femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 750 kurorëzime, ose 32.7%. Ndërsa, te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 663, ose 32.2%”, thuhet në komunikatë.

Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë