Loading…

Mbi 174 mijë persona nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit

  • 29/01/2021 | 13:36

Mbi 174 mijë persona nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kërkesa më e madhe se zgjedhjet e kaluar është shfaqur tani në zgjedhjet e 14 shkurtit nga diaspora, shkruan Gazeta Metro.


Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces ku i cili pritet që të përfundojë sot.

Por, një problem është se një person ka dërguar deri në 10 email për konfirmimin e aplikacionit, pra ka raste kur përmes një emaili janë dërguar shumë aplikacione.

“Operacioni i hapjes së email-eve është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot. Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”, u shpreh Ahmetaj.

Tutje, edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri thirrje që qytetarët të mos dërgojnë më shumë se një herë emailin, pasi siç tha ajo, secili email do të hapet.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë