2,250 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë nga marsi i vitit të kaluar kur u paraqiten rastet e para, shkruan Gazeta Metro.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 15 raste të reja me koronavirus, dhe asnjë rast i vdekjes./gazetametro.net