Loading…

Mbi 20 mijë familje me asistencë sociale, kjo komunë ka numër më të madh të rasteve

  • 01/02/2024 | 08:04

Mbi 20 mijë familje me asistencë sociale, kjo komunë ka numër më të madh të rasteve

Numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në dhjetor të vitit 2023 ishte 20 mijë e 397. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.  Sipas këtyre të dhënave numri I familjeve me asistencë sociale në dhjetor të vitit 2023 është më i vogël, krahasuar me periudhën e njëjtë vë titit paraprak.


Pasi që sipas ASK-së në dhjetor të vitit 2022 ishin 22 mijë e 980 familje me asistencë sociale.

Ndërsa komuna e cila prin me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica me 5 mijë e 557 raste. Pastaj vjen kryeqyteti Prishtina me 4, 948 raste.

Pas Prishtinës me numër më të madh të familjeve me asistencë sociale rënditet Peja me 2 mijë e 433 familje.

Ndërsa Gjakova në dhjetor të vitit 2023 numëron 2 mijë e 240 familje të cilat jetojnë me aisistencë sociale. Pastaj vjen Ferizaj me 1 mijë  e 948 familje me asistencë sociale.

Sipas ASK-së komuna e Gjilanit ka gjithsej 1 mijë e 862 familje me asistencë sociale dhe Prizreni me 1 mijë e 391 familje me asistencë sociale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë