Loading…
Mbi 200 agjentë rusë dhe kinezë operojnë në Bruksel
  • 10/02/2019 | 08:07

Mbi 200 agjentë rusë dhe kinezë operojnë në Bruksel

Qindra agjentë të intelegjencës ruse dhe asaj kineze, besohet të jenë duke operuar në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.


Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Europian (EEAS).

Sipas raportit që u publikua në gazetën gjermane ‘’Ëelt am Sonntag’’, duke cituar diplomatët e BE-së, thuhet se janë rreth 250 spuinë kinezë dhe 200 spiunë rusë në Bruksel.

Në raport thuhet se diplomatët e BE-së dhe militantët partiakë këshillohen të qëndrojnë larg nga disa pjesë të Brukselit, duke përfshirë edhe restorante dhe kafiteri afër ndërtesës së Komisionit Europian.

Agjentët e inteligjencës ruse dhe kineze, punojnë në ambasadat e vendeve të tyre ose të dërguar në mision, thuhet në raport./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë