Loading…

Mbi 200 mijë armë në duar të kosovarëve

  • 10/12/2016 | 19:42

Mbi 200 mijë armë në duar të kosovarëve

Kosovarët duket të jenë të armatosur deri në dhëmbë. Fjala është për armë të shkurta dhe të gjata të dorës, nga pistoleta e deri te pushkët automatike.


Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka të dhëna se sa armë ilegale janë në duar të qytetarëve të Kosovës që nga viti 2014, kur ishte bërë një anketim.

Para dy vjetësh bazuar në të dhënat zyrtare, 260 mijë armë të paligjshme kanë qenë në pronësi të qytetarëve të Kosovës.

E në anën tjetër ky dikaster ka lëshuar vetëm 12 mijë leje për armë.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë kritikojnë institucionet gjegjëse duke thënë që nuk po e marrin seriozisht këtë problem.

Plator Avdiu nga kjo qendër thotë se marrë parasysh numrin e madh të armëve ilegale, numri i konfiskimeve është shumë i vogël.

Policia e Kosovës shpeshherë ndërmerr aksione për konfiskimin e këtyre armëve, ku vetëm gjatë këtij viti rreth 1000 armë pa leje ka konfiskuar. Sipas tyre përdorimi i armëve bëhet më shumë gjatë festave. Deri në shtator të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 23 vrasje si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë