Loading…

Mbi 232 milionë euro më pak në arkën e shtetit

  • 09/09/2020 | 18:34

Mbi 232 milionë euro më pak në arkën e shtetit

Mbi 232 milionë euro llogariten të jenë më pak të hyrat buxhetore për këtë vit, si pasojë e pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, përderisa ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se kjo vlerë do rritet edhe më shumë, nëse vazhdon situata me pandeminë COVID-19.

Rënia e të hyrave buxhetore është shkaktuar nga mungesa e mbledhjes së të hyrave tatimore dhe doganore.

Zhvillimet e pafavorshme në ekonomi janë reflektuar edhe në të hyrat buxhetore, ku gjatë periudhës janar –korrik 2020, të hyrat totale buxhetore kanë shënuar një rënie prej më shumë se 11 për qind apo rreth 120 milionë euro më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thonë zyrtarë të Ministrisë dhe Financave. Kjo normë e rënies, sipas tyre, pritet të karakterizojë fundin e vitit 2020, me rreth 232 milionë euro më pak.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2.3 miliardë euro. Sipas këtij buxheti, Doganat e Kosovë për arkën e shtetit është planifikuar të grumbullojë mbi 1.2 miliard euro, ndërsa Administrata Tatimore e Kosovës rreth 600 milionë euro. Këto janë dy institucione që kontribuojnë më së shumti në buxhetin e Kosovës, por pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit, kanë shënuar rënie në grumbullimin e të hyrave.

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), pohojnë se të hyrat e mbledhura gjatë këtij viti janë 33 milionë euro më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Nga janari e deri më tani, ATK-ja ka grumbulluar tatime në vlerë prej 302.3 milionë euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rënie për 9.9 për qind apo 33.1 milion euro më pak”, tha Valentina Bytyqi –Sefa, udhëheqëse e divizionit për komunikim me media në ATK.

Edhe të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se gjatë periudhës janar –gusht, ka pasur rënie të te hyrave në vlerë prej mbi 100 milionë euro.

“Si rezultat i pandemisë, respektivisht si rezultat i uljes së konsumit, kemi pasur edhe efektin e uljes së të hyrave të mbledhura nga Dogana. Vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të grumbulluara 760 milionë euro, derisa tani kemi 653 milionë euro”, tha Adriatik Stavileci, zëdhënës në këtë institucion.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë