Loading…

Mbi 250 milionë të infektuar dhe mbi pesë milionë viktima nga COVID-19 në botë

  • 07/11/2021 | 18:55

Mbi 250 milionë të infektuar dhe mbi pesë milionë viktima nga COVID-19 në botë

Infektimet me COVID-19 janë duke shënuar rritje në të gjithë botën veçanërisht pas shfaqjes së varianteve të reja të këtij virusi.


Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 250 milionë e 524 mijë e 158 persona, kanë vdekur 5 milionë e 63 mijë e 645 persona dhe janë shëruar 226 milionë e 777 mijë e 527 pacientë, njofton Klankosova.tv.

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 47 milionë e 314 mijë e 139 të infektuar, 775 mijë e 104 pacientë të vdekur dhe 37 milionë e 311 mijë e 667 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 34 milionë e 356 mijë e 635 të prekur, 460 mijë e 804 viktima dhe 33 milionë e 742 mijë e 597 persona të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 21 milionë e 874 mijë e 324 të infektuar, 609 mijë e 417 të vdekur dhe 21 milionë e 62 mijë e 218 të shëruar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë