Loading…

Mbi 2600 nënshkrime për Astritin

  • 24/11/2016 | 22:02

Mbi 2600 nënshkrime për Astritin

Peticioni që filloi të nënshkruhej të mërkurën nga qytetarët në Prishtinë për rastin e Astrit Deharit ka numruar 2623 nënshkrime.

Kështu thuhet nga organizatorët e këtij peticioni, që me anë të një komunikate kanë njoftuar se këto nënshkrime janë mbledhur për vetëm katër orë, transmeton Koha.net.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme shoqëria civile ka paralajmëruar që do të zgjerohen edhe me tri pika të reja në qytetin e Prishtinës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa ato janë:

Pika e parë – Para hotel Swiss Diamond – Sheshi Nënë Tereza
Pika e dytë- Ministria e Kulturës
Pika e tretë- Sheshi Zahir Pajaziti
Pika e katërt – Rruga Pejton, tek Trosha e vjetër
Pika e pestë- Kampusi i universitetit
Ndërsa, peticioni do të vazhdojë të përhapet edhe në komunat tjera të Kosovës.

Shoqëria civile bëri thirrje për nënshkrimin e peticionit që ishte përgatitur mbi këto pika:

1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë

2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.

3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.

4. Kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38, paragrafit 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të thërras mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë