Loading…

Mbi 29 mijë vëzhgues në zgjedhjet e 11 qershorit

  • 09/06/2017 | 15:50

Mbi 29 mijë vëzhgues në zgjedhjet e 11 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.


Mbledhja u mbajtë në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues./gazetametro.net

 Këto janë detajet e akreditimit të vëzhguesve:

● 160 vëzhgues nga 8 Ambasada,

● 301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,

● 8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,

●3  mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

●  15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,

●27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të

Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),

● 1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,

● 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe

● 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë