Loading…

Mbi 3.3 miliardë euro mall i importuar në Kosovë

  • 05/06/2019 | 08:29

Mbi 3.3 miliardë euro mall i importuar në Kosovë

Eksporti i produkteve “Made in Kosova” në tregun evropian ka shënuar rënie gjatë vitit 2018. Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 367.5 milionë eurosh apo 2.8 për qind më pak sesa në vitin 2017.

Për dallim nga eksporti, vlera e mallit që ka hyrë në Kosovë gjatë kësaj periudhe kap shifrën mbi 3 miliardë e 347 milionë euro. Kjo shifër është rritur për 9.8 për qind krahasuar me vitin 2017, shkruan Koha Ditore.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave për Tregtinë e Jashtme tregojnë se Kosova ka ndryshuar edhe partnerët tregtarë në fund të vitit 2018, kur ka hyrë në fuqi vendimi për taksën prej 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Derisa në 2017 primatin për import e mbante Serbia, gjatë vitit 2018 mallrat janë importuar kryesisht nga Gjermania, Turqia dhe Kina. Ndërkohë që ritëm në rritje kanë pasur vendet e Ballkanit, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

Të dhënat për tregtinë e jashtme tregojnë se Kosova ka deficit tregtar në vlerë prej 2 miliardë e 979 milionë eurosh apo 11.6 për qind më të lartë sesa në vitin 2017, duke e përmbyllur kështu vitin me bilanc shumë negativ. Eksporti mbulon importin për vetëm 11 për qind.

Edhe pse udhëheqësi i Divizionit për Politika Tregtare në MTI, Zef Dedaj, në një tryezë të organizuar nga “Riinvest” ditë më parë, ka thënë se tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës ka ndikuar në rritjen e eksporteve dhe në uljen e shkallës së importit, një gjë e tillë nuk shihet edhe në shifrat e ASK-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë