Loading…

Mbi 3000 biznese kanë aplikuar brenda një dite për grantin 5 milionësh të komunës së Prishtinës

  • 24/11/2020 | 10:46

Mbi 3000 biznese kanë aplikuar brenda një dite për grantin 5 milionësh të komunës së Prishtinës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka thënë se në komunën e Prishtinës aktualisht janë të regjistruara 42 mijë biznese aktive, por që 19 e 919 biznese mund të jenë përfituese të grantit prej 5 milionë eurove.


Tutje, ai tha se deri në këto momente kanë aplikuar 3 242 biznese. Ndërsa, Nushi shtoi se nga data 8 dhjetor do të fillojë disbursimi i mjeteve në llogari të bizneseve.

“Në komunën e Prishtinës aktualisht janë të regjistruara pranë ministrisë së Tregtisë gjithsej 42 mijë biznese, aktive janë 19 e 919 biznese. Këto janë biznese të cilat potencialisht mund të jenë përfituese të granitit prej 5 milion eurove. Bizneset të cilat do të subvencionohet dhe të cilat i takojnë kategorisë një dhe dy janë 16 mijë e 242 biznese të cilat kanë të drejtë të aplikimit online”.

“Ne kemi funksionalizuar aplikacionin për të aplikuar bizneset ose ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe deri në këto momente 3 242 biznese kanë aplikuar dhe që është numër jashtëzakonisht i mirë. Aty do të eliminohen biznese të cilat nuk i takojnë këtyre dy grupeve dhe me datën 7 dhjetor dalin publikisht me listën e këtyre përfitueseve të këtyre granteve. Me datën 8 dhjetor fillon disbursimi i mjeteve në llogari të bizneseve”, tha Nushi në një intervistë për Ekonomia Online .

Nënkryetari Nushi theksoi se menaxhimi i pandemisë është duke shkuar mirë.

Ai tha se aktualisht në komunë të Prishtinës janë 4 500 raste aktive përkundër rritjes së numrit këto tri javë ditë të fundit përqindja në mes të numrit të testuarve dhe numrit të infektuarve sillet mes 35% deri në 50%.

Mes tjerash, ai potencoi se janë shumë të përkushtuar ta ruajnë personelin shëndetësor sepse mund të ndodh të ketë mungesë të tyre, raporton EO.

“Relativisht menaxhimi është duke shkuar mirë. Nuk jemi në fazë të ndonjë emergjente të jashtëzakonshëm meqë ende po mundemi me menaxhua mirë këtë situatë. Aktualisht kemi në komunë të Prishtinës 4 500 raste aktive përkundër rritjes së numrit këto tri javë ditë të fundit për komunë të Prishtinës përqindja në mes të numrit të testuarve dhe numrit të infektuarve sillet mes 35% deri në 50%”.

“Çdo ditë janë duke u kontaktuar të gjithë të infektuarit dhe u ofrohet ndihma në pako ushqimore që po kërkojnë shumë pak veta dhe ato ndihma po i  dedikohen familjeve që kanë nevojë për këto ndihma. Jemi shuma të përkushtuar ta ruajmë personelin shëndetësor sepse mund të ndodh që të kemi mungesë të tyre sepse kemi 100 veta të infektuar dhe jemi duke i dalë kësaj situate në krye deri tani”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë