Loading…
Mbi 40% e grave janë ngacmuar në vendin e punës
  • 11/02/2019 | 22:09

Mbi 40% e grave janë ngacmuar në vendin e punës

Mbi 40% e femrave në sektorin publik raportohet se janë ngacmuar seksualisht nga eprorët e tyre, trasnmeton Gazeta Metro.


Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, ka thënë se dëshirojnë që rekomandimet e Kuvendit të Kosovës për dhunën ndaj femrave të mos mbesin vetëm në letër.

Kajtazi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se pas rastit të përdhunimit në Drenas dikush duhet të japë përgjegjësi, që rasti të mos mbetet i izoluar.

Zëvendëskryetarja e parë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës ka thënë se në bazë të hulumtimeve të bëra rreth 40 % e të punësuarave në sektorin publik kanë përjetuar ngacmime të ndryshme.

“Ato janë ngacmuar nga zyrtarët që kanë marrë detyra. Ndërsa të pyetura, nëse ndihen të sigurta në këtë sektor, 80% e të punësuarave në këtë sektor kanë thënë se ndihen të sigurta”, tha Kajtazi.

Deputetja e LDK-së ka thënë se kur janë dërguar në komisione të Kuvendit shqetësime të ndryshme ka pasur edhe tallje nga kolegët.

“Në Komision janë tallur duke na thënë, mos ju ka sjellë juve lejleku”, tha Kajtazi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë