Loading…

Mbi 40 kosovarë ende në Siri, po luftojnë krah ISIS’it e AL-NUSRA’s

  • 17/11/2019 | 22:43

Mbi 40 kosovarë ende në Siri, po luftojnë krah ISIS’it e AL-NUSRA’s

Kosovarë po vazhdojnë të jenë të pranishëm në zonat luftarake të Sirisë si pjesëtarë të ISIS’it dhe AL-NUSRA’s, transmeton Gazeta Metro.


Shteti i Kosovës ka rikthyer 110 persona nga Siria disa muaj më parë, mirëpo një numër i madh i tyre akoma po qëndron atje.

Në zonat e konfliktit në Siri po qëndrojnë mbi 100 persona, kurse mbi 40 prej tyre janë dhe po qëndrojnë si luftëtarë te ISIS-it dhe AL-NUSRA.

Këtë po e vërteton edhe Drejtoria e Policisë Kundër Terrorizmit në bazë të informacioneve të tyre që kanë.

“Bazuar në të dhënat që posedon Drejtoria Kundër Terrorizmit, aktualisht në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak gjinden rreth 100 persona nga Kosova, ose të lindur në zonën e konfliktit së paku nga njëri prind kosovar, ndërsa prej tyre mbi 40 persona konsiderohen si luftëtar të ISIS dhe AL-NUSRA”, thuhet në përgjigjen e Policisë për T7.

Në prill të këtij viti nga Siria në Kosovë janë kthyer 110 persona, prej tyre 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë