Loading…

Mbi 400 raste ditore me COVID-19, por ndejat nuk ndalen nëpër lokale në Prishtinë

  • 26/02/2021 | 22:30

Mbi 400 raste ditore me COVID-19, por ndejat nuk ndalen nëpër lokale në Prishtinë

Javën e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e rasteve të reja me koronavirus por ky fakt nuk po ndikon që qytetarët të jenë më të kujdesshëm.


Gjatë natës së sontme në Prishtinë janë organizuar ndeja të ndryshme nëpër lokale të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri prej këtyre lokaleve që gjendet afër Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Lexues të portalit lajmi.net kanë dërguar video në adresë të redaksisë ku kanë treguar se numri i njerëzve brenda është shumë i lartë.

Muzikë e vallëzim, përqafime e njerëz afër-njëri tjetrit sikur të mos ekzistonte fare virusi COVID-19.

“Ora po shënon 22:10 dhe ende nuk po i shihet fundi ndejës. Nuk ka ardhur as polici e as inspekcion deri më tani”, tha ky lexues.

Më poshtë mund ta shihni edhe videon:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë