Ajo ka thënë për lajmi.net se afati është sot deri në mesnatë për të aplikuar.
“Janë 5 subjekte që kanë aplikuar, dy parti politike dhe 3 kandidatë të pavarur. Ne po presim akoma. Sot është data e fundit e afatit për certifikim deri në mesnatë”, ka thënë Mavriqi.
Numri i votuesve sipas listës preliminare të regjistrit civilin në Komunën e Drenasit është 52 mijë e 963 votues.
Zgjedhjet në komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor.
Këto zgjedhje mbahen pasi kryetari i deritashëm i kësaj komune, Nexhat Demaku, dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të dënimit prej tri vjetëve në rastin “Drenica II”.