Loading…

Mbi 666 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

  • 16/10/2021 | 17:06

Mbi 666 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 726 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.


MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 666 mijë e 265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.

Të shtunën në Kosovë janë regjistruar edhe 15 raste të reja me Covid-19, bazuar në 2 mijë e 579 mostra të testuara.Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë