Një grup të rinjsh janë parë duke u rrahur sonte në Ferizaj. Më konkretisht tek qendra “Village”.
Siç shihet edhe nga pamjet rrahjet kanë ndodhur grupe e grupe.
Lexues të Insajderit kanë thënë se dy nga të rinjtë kanë qenë nga qyteti i Suharekës derisa dikush është dëgjuar duke thënë “ Hajdeni edhe njëherë Ferizaj guxofshi”.
Për rastin është kontaktuar edhe policia në Ferizaj për të parë nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim, të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, një rrahje ka ndodhur mbrëmë në magjistrale Prishtinë-Ferizaj në lagjen Veternik. Aty rrahja dyshohet se ndodhi për shkak parkingut. /Insajderi.