Peticioni për drejtësi në rastin e vdekjes së Astrit Deharit brenda dy ditwsh ka mbledhur plot 7218 nënshkrime.
Ndryshe nga këto dy ditë që nënshkrimet janë mbledhur vetëm në Prishtinë, te pikat Sheshi Zahir Pajaziti; Sheshi Nënë Tereza; Para Pallatit të Rinisë, NewBorn dhe përball rektoratit, nesër do të zgjerohet rrjeti, raporton koha.net
Shoqëria civile ka paralajmëruar që nënshkrimet do të zgjerohen edhe në dy qytete tjera: Gjakovë dhe Podujevë.
Në Gjakovë pikat kryesore janë: Parku i Qytetit; Sheshi Nënë Tereza dhe “Qarshia e Vogël”. Në Podujevë pika kryesore është sheshi i qytetit. Këto pika do të jenë të vendosura nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
“Ndërsa, peticioni do të vazhdojë të përhapet edhe në komunat tjera të Kosovës deri sa të arrijmë shifrën e caktuar”, thuhet në komunikatën e grupit organizator. Shifra që organizatorët synojnë ta arrijnë është 10 mijë nënshkrime.
Nënshkrimet në peticion kërkohën me qëllim që të arrihen këto pika: