Loading…

Mbi 737 mijë qytetarë të imunizuar me dozën e dytë kundër virusit

  • 06/11/2021 | 08:08

Mbi 737 mijë qytetarë të imunizuar me dozën e dytë kundër virusit

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me ritëm të ngadalësuar.

Në javët e fundit ka një rënie të interesimit për vaksinim, andaj edhe MSh-ja ka ofruar alternativa të ndryshme, duke hequr edhe terminin si obligativ dhe duke mundësuar kudo vaksinimin.

Ndërsa, deri më tani në Kosovë janë administruar rreth 1.6 milionë vaksina, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar mbi 737 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës. Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë