Loading…

Mbi çerek milioni euro transaksione të dyshimta të spiunit rus të UNMIK, Mikhail Krasnoshchekov i shpallur ‘non-grata’ në Kosovë

  • 11/06/2021 | 09:57

Mbi çerek milioni euro transaksione të dyshimta të spiunit rus të UNMIK, Mikhail Krasnoshchekov i shpallur ‘non-grata’ në Kosovë

Episodi i parë i dokumentarit “VIRUSSIA”, i cili është transmetuar në fillim të kësaj jave, për herë të parë ka zbardhur para opinionit publik edhe shumat e mëdha të transaksioneve bankare të zyrtarit rus të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov.


Në llogarinë private bankare të rusit, që ishte shpallur “non-grata” dhe dëbuar nga Kosova në vitin 2019, Krasnoshchekov që vepronte në veri të vendit, ishin bërë gjashtë transaksione të dyshimta në shumën prej 264,082 eurove.

Dokumentet që u publikuan në dokumentar, tregonin se transaksini prej mbi 30 mijë euro ishte bërë me 4 korrik 2011, pak ditë kur u vra polici Enver Zymberi gjatë një aksioni në veri të Kosovës, pra më 25 korrik.

Krasnoshchekov kishte ardhur në Kosovë që në vitin 1999, kur ishte punësuar në OSBE.

Ai ishte dëbuar nga Kosova, pas pengimit të aksionit policor në maj të vitit 2019. Ky zyrtar i inteligjencës ruse, që ishte i punësuar në UNMIK, 20 vjet ka qenë i angazhuar në Kosovë.

Dokumentari “VIRUSSIA”, në pjesën e parë zbuloi aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor, kurse tri pjesë të tjera, pritet të shfaqen në muajt në vijim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë