Loading…

Mbledhësit e kërpudhave dhe taksa 100%

  • Nga

  • GENC LIMANI

  • 17/04/2019 | 15:44

Mbledhësit e kërpudhave dhe taksa 100%

Nëse jemi mbledhës të kërpudhave atëherë duhet ta presim shiun, është si një sinjal biologjik që kërpudhat presin për të dalë nga dheu. Mbledhësit e kërpudhave këtë njohuri e kanë dhe se e planifikojnë mbledhjen mbas shiut. Sa i përket Kosovës, dhe shoqërisë kosovare atëherë Brukseli dhe Bashkimi Evropian (BE) del që të jetë mbledhës dhe shkatërrues i shoqërisë dhe vlerave Kosovare. Kjo analogji e Brukselit mbledhësit e kërpudhave është thuaja se paradoksale, mirëpo në paradoksin e saj shumë reale.


Nëse nisemi prej gjendjes aktuale politike dhe faktike që sundon në shoqërinë kosovare atëherë është pyetja se kush është shkaktari i kësaj gjendjeje? Paternalistët e Brukselit e fajëson kryeministrin për hutin në shoqërinë tonë! A është reale që një e tërë shoqëri demokratike të dëmtohet dhe shantazhohet për shkak të një vendimi për taksë? Kjo thjesht nuk qëndron, është modifikim i të së vërtetës që qëndron diku tjetër. Një shtet dhe shoqëri në lindje, në vend se të përkrahet, inkurajohet dhe mbështetet nga Brukseli aty është bërë e kundërta.

Taksat nga kryeministri janë përdor si instrument për të realizuar një kontroll më të mirë të kufirit verior me shoqërinë serbe, asgjë tjetër. Pyetje a është se pse zhvillohet kjo trysni ndaj shoqërisë tonë për t’ia hequr taksat një shoqërie tjetër, që në fjalë bënë agresion sistematik ndaj shoqërisë tonë? Këtu qëndron mbledhja dhe shkatërrimi i vlerave të shoqërisë kosovare nga ana e Brukselit. Ky konkludim ndoshta tingëllon i pabesueshëm për dikën, mirëpo nëse e shikojmë Brukselin si aleat të shoqërisë serbe atëherë na del që të jetë konkludim më i besueshëm. Nëse Brukseli kishte me qenë neutral ndaj shoqërisë kosovare atëherë, Brukseli si mediator kishte me ofru mundësi politike për zgjidhjen e nyjës së taksës? Mundet me bë trysni ndaj palës serbe si dhe ndaj asaj kosovare që përmes dialogut të anulohet taksa. Mirëpo për ta bërë këtë hap Brukseli atëherë duhet që ta nivelizon shoqërinë kosovare me atë serbe! Romakët e vjetër si hap të parë kundërshtarëve u kanë ofru zgjidhje politike para se të sulmohen ushtarakisht. Fati i shoqërisë kosovare është që Brukseli është i brishtë dhe nuk ka mundësi për sulme konkrete.

Qasja e Brukselit ndaj shoqërisë kosovare në esencën e saj pra është autoritare. Agjenda e Brukselit nuk ka qenë inkurajimi në pajtimin e shoqërisë kosovare me atë serbe, apo normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo po shihet dukshëm pas vënies së taksave ekonomike ndaj shoqërisë serbe. Brukseli po reagon si një bish e plagosur ndaj institucioneve shtetërore kosovare. Po i sulmon institucionet e një shoqërie të re Evropiane në tëra mënyrat. Po mundohet të krijojë pasiguri dhe huti në shoqëri, kinse është faji i liderëve kosovarë pse ju si shoqëri vuani dhe jeni të izoluar! Pra Brukseli po mundohet të krijojë kushte socio-ekonomike për një far lloj revolucioni social ndaj lidershipit kosovar. Nëse kjo ndodhë atëherë Brukseli e ka më të lehtë ta shkatërrojë dhe eliminoj shoqërinë kosovare nga harta Evropiane.

Brukseli përmes kontakteve të veta i ka inkuadru Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në agjendën e saj për t’i mbërri interesat e veta. Shpresoj se lidershipi i SHBA’ve me mençurinë dhe maturinë e tij e kupton këtë situatë që shoqëria kosovare është prej Brukselit, dhe se ka kuptim ndaj lidershipit naiv kosovar, dhe se i toleron gabimet e saj. Makiaveli para disa shekujve e ka përpunuar idejën se qëllimi i shënjon mjetet dhe metodat, pra Brukseli në mënyrë makiaveliane ka përdor presidencën kosovare për t’i arritë qëllimet e veta.

A do të mblidhen kërpudhat Brukseliane, dmth. që një pjesë e shoqërisë kosovare të shkrihet në Shqipëri e një pjese të saj në Serbi, e pritet të shihet Brukseli si dhe BE nuk janë aleat të shoqërisë kosovare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë