Loading…

Mbledhja e Qeverisë, a do të procedohet Demarkacioni

  • 28/02/2017 | 23:06

Mbledhja e Qeverisë, a do të procedohet Demarkacioni

Qeveria e Kosovës do të mblidhet nesër nga ora 09:00, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare nëse në këtë mbledhje do të procedohet për në Kuvend çështja e Demarkacionit me Malin e zi, i cili ka krijuar shumë mosmarrëveshje në skenën politike në mes opozitës dhe opozitës kosovare.


Kjo pasi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa javën e kaluar e ka pranuar raportin final nga Komisioni për Matjen e Territorit, ku ishin të përfshira të gjitha përfundimet e nxjerra nga matja e ekspertëve.

Mustafa kishte deklaruar se menjëherë pasi të përmbyllet puna e këtij Komisioni, Qeveria do të procedojë për në Kuvend çështjen e demarkacionit.

“Ne do të procedojmë në Kuvend me ligjin për ratifikim sigurisht në fillim të muajit mars, posa ta kemi edhe raportin e Komisionit për Matjen e Territorit. nuk ka argument më të fortë sesa ta dimë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, kishte deklaruar  Kryeministri Isa Mustafa.

Kuvendi do të mbajë një seancë ditën e enjte, por që në rend dite nuk është demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

Ndërsa, partitë opzoitare janë shfaqur të palëkundura në qëndrimet e tyre kundër kësaj marrëveshjeje, e poashtu edhe disa deputetë nga koalicioni qeverisës kanë bërë publike votën e tyre kundër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë