Loading…

Mblidhen forcat serbe në Bujanoc, e konfirmon kryetari

  • 14/08/2018 | 18:06

Mblidhen forcat serbe në Bujanoc, e konfirmon kryetari

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ka informacione që është rritur prania e xhandarmërise serbe në Bujanoc. Këtë deklaratë e dha pas deklaratave për bashkimin e Luginës të presidentit, HashimThaçi.


Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Po, është e vërtetë. Ka dukje të xhandarmërisë serbe në rrugë. Poashtu, në disa vendbanime kanë dalë dhe po e kontrollojnë trafikun. Dy ditët e fundit janë tërhequr paksa, por ka lëvizje” ka thënë Kamberi.

Ish deputeti shqiptar në Parlamentin serb tha ditë më parë se shqiptarët e Bujanocit kërkojnë që e drejta e shprehur nga popullata shqiptare të gjendet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë