Loading…

Mblidhet kryesia e LDK’së, Abdixhiku: Në dialog u bën lëshime të mëdha, po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për Kosovën

  • 21/03/2023 | 19:40

Mblidhet kryesia e LDK’së, Abdixhiku: Në dialog u bën lëshime të mëdha, po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot kryesia e kësaj partie ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku në Facebook, tha se theks të veçantë në takim pati tema e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces.

Ai tha se këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës.

“Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, ka shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë që LDK është njëra nga partitë opozitare e cila e ka kundërshtuar planin europian. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë