Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në ora 10:00. E, në kuadër të kësaj mbledhje, kryeministri i vendit Isa Mustafa, do të paraqitet në interpelancë për çështjen e shfrytëzimit të thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Kjo interpelancë është inicuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, ndërkaq është  mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues.
Pos kreut të ekzekutivit interpelancë do të ketë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik  Blerand Stavilecinë lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, shkruan Klan Kosova.
Gjatë kësaj seance, pritet të mbahen edhe dy debate parlamentare njëri, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku.