Loading…

Mblidhet LDK, Haziri: Kosovës i duhet stabilitet politik dhe rikthim i normalitetit

  • 05/08/2026 | 14:41

Mblidhet LDK, Haziri: Kosovës i duhet stabilitet politik dhe rikthim i normalitetit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se Kosova ka nevojë për një klimë të qëndrueshme politike dhe funksionim normal të institucioneve, transmeton Gazeta Metro.


Deklarata e tij u bë para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, në prag të seancës së paraparë për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

“Ne sot e kemi takimin e Grupin Parlamentar, nesër është konstituimi i Kuvendit, legjislatura e re.Koha po thërret që të ndërtohet normalitet, stabilitet politik në këtë Republikë. Roli ynë është me dhënë këtë kontribut. Tani gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve”, tha Haziri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë