Loading…

Mblidhet sot Qeveria, pritet të hiqet pjesërisht ora policore

  • 15/10/2021 | 15:41

Mblidhet sot Qeveria, pritet të hiqet pjesërisht ora policore

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth masave anti-Covid që do të vlejnë ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor.

Nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, Express mëson se Qeveria pritet të marrë vendimin për heqjen e kufizimit të lëvizjes për personat që do të angazhohen zyrtarisht në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Personat e angazhuar në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, do të lejohen të lëvizin edhe pas orës 22:00, kur është e ndaluar për qytetarët tjerë.

Heqjen e kufizimit të lëvizjes e ka kërkuar sot edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Radoniqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeveri për heqjen e përkohshme të orës policorë, për 48 orë për shtunën dhe dielën.

Ndërkaq Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, që kufizimi i lëvizjes të hiqet tërësisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë