Loading…

Mbresëlënëse: Gjakovari me imazhin e Donald Trumpit të punuar vet, synon prapë rekord botëror

  • 27/05/2019 | 09:36

Mbresëlënëse: Gjakovari me imazhin e Donald Trumpit të punuar vet, synon prapë rekord botëror

Artisti nga Gjakova, Alkent Pozhegu, po synon të hyjë në librin e rekordeve Guinnes, me një mozaik që i ka ndërtuar presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në lidhje me këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për The Guardian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.

“Më shumë se jetë. Artisti nga Kosova, Alkent Pozhegu, provon të hyjë në Librin e Rekordeve duke ndërtuar mozaikun më të madh të imazhit Donald Trump”, shkruajnë mediat e huaja.

Mozaiku i tij i që ka imazh presidentin amerikan Donald Trump, ka dimenzion prej 560m2.

Ndryshe, Pozhegu edhe më herët ka thyer rekord pasi që ai njihet për vepra të tilla. Para imazhin të Trump, ai e kishte ndërtuar një të tillë edhe me fytyrën e këngëtares Rita Ora./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë