Loading…
Mbretëresha e akullt: Gjyshja është ulur në fronin e akullt dhe e ka marrë uji
  • 04/03/2019 | 15:31

Mbretëresha e akullt: Gjyshja është ulur në fronin e akullt dhe e ka marrë uji

Gjithmonë kam dashur të jem mbretëreshë dhe këtë e kisha mundësi, ka thënë 77-vjeçarja Judith Streng nga Teksasi amerikan, transmeton Gazeta Metro.

Judith me djalin e saj po kënaqej në pushim në Islandë. Gjatë shëtisë ajo vëren një copë akulli buzë bregut, e cila ngjante në fron.

“Dukej si vend i rehatshëm për t’u ulur dhe i thashë djalit të më fotografojë. Por, akulli luhatej dhe vërejta se po rrëshqet. Për një çast u gjenda treqind metra larg bregut”, ka thënë Judith, fotografitë e të cilës i biri i ka shpërndarë në internet.

“Pranë nesh për fat po qëndronte një burrë i vjetër. Në fund doli se ishte një kapiten me përvojë në disa misione shpëtimi”, ka thënë pensionistja për shpëtimtarin e saj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë